15-vjeçari me probleme mendore dhunon babai dhe gjyshen! Edhe ngacmim seksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar seksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85 vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj. ” Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie seksuale me mua dhe më është zhveshur para syve.” tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtat e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gankstera dhe drogë. m.p.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV