Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë, gjithashtu të urdhërojë dislokimin e 700 marinsave, siç thuhet, për të vendosur qetësi dhe shuar protestat pro emigrantëve. Megjithatë manifestimet nuk janë shuar. Për të disatën ditë me radhë, me qindra njerëz kanë protestuar operacionet e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve.
Reagimi i policisë, bashkë me ndërhyrjet ushtarake, prodhuan skena dhune por edhe arrestime të shumta. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka ndërmarrë hapa ligjorë për të sfiduar urdhrat e presidentit Trump për angazhimin e forcave të armatosura pa lejen e liderit rajonal. Kjo nxiti dhe këtë reagim të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai është një guvernator i paaftë. Shikoni punën që po bën në Kaliforni. Ai po shkatërron një nga shtetet tona të mëdha. Nuk e di çdo të ndodhte nëse nuk do të përfshihesha, nëse nuk do të sillnim gardën. Në fakt duhej që të sillnim më shumë ushtarë, sepse duhet të sigurohemi që do të ketë ligj dhe rend. Patët një katastrofë që ndodhi dhe tani ata e pranojnë se ishte një katastrofë. E pashë shefin dje, i cili është një njeri i mirë, meqë ra fjala, dhe tha, ‘epo, jemi me fat që e bëmë këtë’, sepse ishin të mbingarkuar. E patë çfarë po ndodhte”, tha Trump.
Megjithatë kryebashkiakja e Los Anxhelos nuk pajtohet aspak me ndërhyrjen e qeverisë federale.