Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.

Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre,.

Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.

“Punëdhënsi ne kushtet kur ka me shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet te ndertoje  dhe garantoje ambient te posaçëm per faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektoje oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake te tyre.

Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës”, thuhej në nismën e deputetit Gështenja./kb

Të fundit

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Lajme të tjera

Web TV