Shënime udhëtimi/ “Piazza Duomo”, aty ku koha duket se ka ndalur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak nga historia e Katedrales “Santa Maria Assunta” në Breshia

Nga Leonard Veizi

Nëse ke shkuar në Breshia, – që ndodhet në rajonin e Lombardisë në Itali, – ke udhëtuar me metro, ke parë “Piazza Garibaldi” apo “Piazzale Arnaldo”, thuajse s’ke parë asgjë. Sepse i gjithë sekreti i vizitës së këtij vendi është pikërisht aty, tek themra e Akilit, që është katedralja kryesore…

…Në zemrën e qytetit, aty ku sheshi i vjetër frymon ende me aromën e gurëve të larë nga shiu i shekujve, ngrihet madhërisht Katedralja Santa Maria Assunta – e njohur nga vendasit si “Duomo Nuovo”. E bardhë si dëshira për dritë, e qetë si besimi që nuk bërtet, por ngulitet thellë në shpirt, kjo katedrale nuk është vetëm një ndërtesë. Ajo është një kujtim i skalitur që lartohet në qiellin e qytetit, një prehje për sytë dhe zemrat që kërkojnë një çast përulësie përballë së përjetshmes.

Katedralja Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si “Duomo Nuovo” apo Katedralja e Re, ndodhet në “Piazza Duomo”, Ajo qëndron përballë “Duomo Vecchio” apo Katedralja e Vjetër, duke krijuar një kontrast të veçantë arkitekturor mes dy epokave.

Ndërtimi

Ndërtimi i “Duomo Nuovo” nisi në vitin 1604, kur Këshilli i Qytetit vendosi të zëvendësonte katedralen e mëparshme me një ndërtesë të re dhe më madhështore. Projekti u ndërmor në stilin barok, një stil që ishte shumë i pranishëm në arkitekturën e asaj kohe. Arkitektët e parë që punuan në projekt ishin Giovanni Battista Lantana dhe më pas Giovanni Maria Piantavigna. Puna zgjati për shekuj dhe kupola monumentale – një nga më të mëdhatë në Itali – u përfundua vetëm në shekullin XIX apo më saktë në vitin 1834, nga arkitekti Luigi Cagnola.

Arkitektura

Fasada është ndërtuar në mermer të bardhë nga guroret e Botticino-s, një gur i famshëm lokal. Kupola, një nga elementët më imponues të qytetit, ka një lartësi rreth 80 metra dhe dominon horizontin e Breshias. Brenda, katedralja ka një plan në formë kryqi latin, me një korridor të gjatë qendror dhe kapela anësore.

Lexo edhe :  Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Duomo Vecchio

Duomo Nuovo, ngrihet përballë së vjetrës: Duomo Vecchio, ose La Rotonda një strukturë romane që i flet së kaluarës me gjuhën e gurit të errët dhe heshtjes së epokave. Ajo është një katedrale romane që daton në shekullin XI. Bashkë, ato krijojnë një dialog arkitektonik ku epokat nuk përplasen, por bashkëjetojnë, duke na kujtuar se çdo fillim ka nevojë për një kujtim. Këto dy ndërtesa, njëra romane dhe tjetra baroke/neoklasike, krijojnë një dialog të rrallë arkitektonik dhe historik në zemër të Breshias.

Vepra arti

Brenda Duomo Nuovo-s, drita luan në harqe dhe kapela, përkëdhel veprat e Moretto da Brescia, Giacomo Zoboli dhe Francesco Maffei, ndërsa “Ngjitja e Virgjëreshës në Qiell” mbetet si një lutje e ngrirë në kanavacë. Kjo është një kishë që nuk kërkon të të bërtasë besimin, por të të ftojë në të – me një frymëmarrje të thellë, me një hap të ngadaltë në gjurmët e shekujve.

Sepse në Piazza Duomo, në Brescia, koha nuk kalon – ajo ndalet për t’u lutur.

Roli sot

Duomo Nuovo sot është selia e ipeshkvisë, por më shumë se kaq: është një kujtim i gjallë i asaj që njerëzit mund të ndërtojnë kur nuk i druhen përjetësisë. Është gjithashtudhe një qendër e rëndësishme liturgjike. Ajo është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm turistik për vizitorët që duan të kuptojnë evolucionin artistik dhe historik të qytetit. Një vend ku arkitektura nuk është vetëm formë, por ndjenjë; jo vetëm gur, por kujtesë.

Epilog

Pasi ke vizituar të gjitha cepat e katedrales, mund të pish një kafe përballë saj. Sepse madhështia duhet shijuar në të gjitha dimensionet.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV