12 qershor 2003 – Gregori Pek: Ikja e një legjende të kinemasë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në një mëngjes të heshtur pranvere, – më 12 qershor 2003, – bota humbi jo thjesht një aktor, por një zë ndërgjegjeje, një burrë që mbi të gjitha kishte dinjitet. Në moshën 87-vjeçare, Gregori Pek mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Heshtja që pasoi vdekjen e tij nuk ishte thjesht për shkak të dhimbjes, por për respektin që një njeri i tillë ngjall edhe në ikje…

…Ishte vështirë të shihje fytyra aktorësh amerikanë në ekranin e Televizionit Shqiptar të para viteve ’90. Por Gregori Pek mbërriti në Shqipëri. Tipik amerikan. Mbërriti atëherë kur TVSH transmetoi filmin “Çeku një milion”, me titullin origjinal “The Million Pound Note”, prodhim i vitit 1954, me regji të Ronald Nim dhe me skenar të bazuar në një tregim të shkurtër shkruar nga Mark Tuen: “The £1,000,000 Bank Note” apo i ardhur në shqip si: Çeku prej një milion stërlinash. Ky film është një komedi satirike britanike-amerikane, ku Gregori Pek luan rolin kryesor, Henri Adams, një amerikan i varfër që papritur përfshihet në një eksperiment social të pazakontë.

Eleganca e një njeriu të thjeshtë

Gregori Pek nuk ishte thjesht i pashëm. Nuk ishte vetëm aktor i talentuar. Ai ishte nga ata burra që mbartin me vete një peshë etike, një lloj pranie që të detyron të jesh më i mirë, më i drejtë, më i përmbajtur. Në ekran, ai nuk bërtiste, nuk fliste shumë – por çdo fjalë e tij zinte vend. Ishte njeriu që na mësoi se forca qëndron në qetësi, në durim, në drejtësi.

Lindi më 5 prill 1916 në La Jolla të Kalifornisë, e nisi rrugën drejt mjekësisë, por fati e udhëhoqi drejt teatrit e më pas kinemasë. Sapo shfaqej në ekran, ai krijonte një ndjesi qetësie – si të të thoshte: “Do të kujdesem unë për këtë botë.”

Përjetësia në një rol

Roli që e përjetësoi ishte ai i Atikës Finç në filmin “To Kill a Mockingbird” (1962), ku Pek luan një avokat që mbron një burrë të pafajshëm me ngjyrë në Jugun racist të Amerikës. Ishte më shumë se një rol: ishte një shërbesë ndaj drejtësisë, një pasqyrë ku publiku shihte atë që do të donte të ishte – i ndershëm, i guximshëm, i dhembshur.

Lexo edhe :  Al Pacino bëhet ylli i parë i filmit që takon Papa Leonin XIV

Për këtë rol, ai fitoi “Oscar”-in për Aktorin më të Mirë, por më shumë se një çmim, fitoi respektin e brezave. Shumëkush nuk e ka njohur kurrë babanë ideal, por e kemi parë Atticus Finch në ekran dhe kemi mësuar si të jemi më të drejtë për shkak të tij.

Aktivisti

Pek luajti në mbi 50 filma. Një listë e jashtëzakonshme, Por përtej roleve, ai jetonte me dinjitet edhe jashtë kamerave. Aktivist për të drejtat civile, kritik i hapur i luftës në Vietnam, mik i Martin Luter King-ut – ai nuk luante heronj, ishte një prej tyre. Në vitin 1969, u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë – një tjetër dëshmi se nderi dhe arti mund të ecin bashkë.

Ikja pa zhurmë

Kur Gregori Pek u shua, – sipas mediave të kohës, – shumë thanë se një epokë kishte marrë fund. Por nuk është plotësisht e vërtetë. Sepse thuhet se njerëzit si ai nuk ikin kurrë. Ata bëhen pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive, e kujtesës morale që na shoqëron në çaste vendimtare. Sa herë kemi dyshuar, kemi kujtuar fytyrën e tij të qetë, zërin e tij të ulët, shikimin që fliste për drejtësi pa nevojë për thirrje.

Epilogu

Sot, kur ekrani është i mbushur me zhurmë, spektakël dhe retorikë boshe, mungesa e një figure si Gregori Pek ndjehet më shumë se kurrë. Ai nuk kishte nevojë të të bindte – mjaftonte të qëndronte në këmbë, me integritet. Në këtë botë që shpesh harron të jetë e drejtë, ai na kujtoi se ka ende vend për dinjitet, për ndershmëri, për guxim të heshtur.

Të fundit

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më...

Lajme të tjera

Web TV