Flasin ekspertët: Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes, ekspertët e aviacionit po analizojnë arsyet teknike që mund të kenë çuar në fatkeqësinë që mori mbi 200 jetë.

Sipas BBC-së, një nga pistat kryesore të hetimit është pozicioni i flapëve të krahëve pjesë të lëvizshme që ndihmojnë avionin gjatë ngritjes dhe uljes. Flapet ndodhen në pjesën e pasme të krahëve dhe janë thelbësore për të krijuar ngritje shtesë në fazat kritike të fluturimit.

Një video e verifikuar, që tregon momentin e rrëzimit dhe një shpërthim të madh kur avioni prek tokën, është analizuar nga disa ekspertë. Geoffrey Thomas, analist i njohur i aviacionit, ka thënë se në pamje duket qartë se treni i uljes ishte ende i nxjerrë, por flapet ishin tërhequr, gjë që është e pazakontë kaq herët pas ngritjes.

“Treni i uljes zakonisht futet brenda 10–15 sekondave pas ngritjes,” shpjegon ai, “ndërsa flapet tërhiqen gradualisht për një periudhë prej 10–15 minutash.” Mungesa e flapëve të shtrira mund të ketë bërë që avioni të mos fitonte mjaftueshëm ngritje për të vazhduar fluturimin.

Eksperti Terry Tozer shton: “Është e vështirë të thuhet me siguri për shkak të cilësisë së videos, por nuk duket se flapet janë në pozicionin e duhur.” Ndërkohë, Marco Chan, ish-pilot dhe pedagog, thekson se nëse kjo vërtetohet, mund të kemi të bëjmë me gabim njerëzor, por thekson nevojën për analiza më të thella teknike dhe shqyrtim të regjistruesit të fluturimit (“black box”).

Autoritetet indiane kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes. Tronditja nga ky aksident vazhdon të përfshijë jo vetëm Indinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar. m.p.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV