Hodhi mbeturina në lumin Buna, ‘e pëson’ 31-vjeçari nga Shkodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi shfaqet në një video të publikuar në rrjetet sociale teksa hedh mbetje me një automjet në lumin Buna.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mbetjet e hedhura në lumë ishin të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.

Ndërkohë bëhet me dije se procedimi penal ndaj 31-vjeçarit nisi për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet me logon e një kompanie, nga i cili hidhen mbetje në lumin Buna, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët, për denoncimet dhe bashkëpunimin me Policinë, dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e dhunës dhe të çdolloj paligjshmërie, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm./e.t

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV