Kolegji Zgjedhor ka pushuar ankimimin e Ilir Alimehmetit sa i përket rezultatin të zgjedhjeve në Tiranë dhe vendimit të KQZ.
Sipas vendimit, theksohet se kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e KQZ apo të kërkojnë rinumërim votash për sa kohë s’janë subjekt zgjedhor.
E vetmja që ka të drejtë të paraqesë ankimime të tilla është partia politike ose koalicioni që ka paraqitur kandidatin.
Të njëjtin vendim, Gjykata mori edhe për ankimin e kandidatit tjetër, Aulon Kalaja, ndërsa çështja e kandidatit, Shkëlqim Shehu u shty. m.p.