“Ngërçi” politik në Kosovë, Abdixhiku prezanton planin: Të formohet qeveri tranzitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova është në krizë institucionale dhe politike dhe kjo është një e vërtetë që duhet pranuar.

Ky është qëndrimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa në një konferencë për media ka mbrojtur idenë se në Kosovë duhet të formohet qeveri tranzitore pasi, siç thotë ai, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, duke thënë se plani argumentohet me tri të vërteta bazike.

 “E vërteta e parë është se duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike. Jemi në krizë politike ta pranojmë, krizë institucionale dhe krizë legjitimiteti.
E vërteta e dyte: Nuk kemi shumicë – asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disi partitë e ish-opozitës kanë shumicë, nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike. Dhe si të vërtetë të tretë, vendi është në urgjencë prandaj edhe i duhet qeveri e unitetit”, ka thënë kreu i LDK Lumir Abdixhiku.

Ne agjendën 15 pikeshe te LDK propozohet:

  1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese
  2. Qeveria e unitetit do të merret me ndërtimin e institucioneve (Pjesë do të jetë edhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike)
  3. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit
  4. Pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike
  5. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës
  6. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në
  7. Dialogu me Serbinë
  8. Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.
  9. Reforme Kushtetuese
  10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
  11. Përgatitja për lojërat mesdhetare
  12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
  13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.
  14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.
  15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare.
Lexo edhe :  Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Sipas Abdixhikut kjo qeveri do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i Osmanit përfundon në fillim të vitit 2026.

Përtej këtij propozimi, asnjë nga subjektet kryesore politike në vend nuk është deklaruar seriozisht për një bashkëpunim të tillë./kb

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV