PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar parregullsi dhe manipulime në proces.

Në një reagim në facebook, Manjani shprehet se procesi i kërkuar nga PD më shumë ngjan me një “zhvarrim” të panevojshëm sesa me një përpjekje për transparence.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Besoj është e qartë se nga i ashtuquajturi rinumërim vetëm sa çimentohet pushteti.  Opozita edhe atë pak kauzë që mund të kishte mbi procesin e parregullt zgjedhor, tashmë e humbet. Me keq akoma kur del se kanditarët e saj i kanë vjedhur votëza njëri-tjetrit.

Shpartallim total me thënë të drejtën, që nuk e ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë.

Po të isha PD do ta ndaloja këtë proçes diskretitues gjer në dhimbje.

Tani që filloi plazhi as transparenca ska më kuptim. Asnjë interes nuk duket të ketë tashmë se ç’është “varrosur” në kutitë e votimit. Se në fakt kjo që po bën KAS si proçes zhvarrimi ngjan…

Por i vdekuri nuk ngjallet më… Të paktën këtej nga trojet tona nuk është ngjallur asnjë i vdekur deri më sot…/kb

Të fundit

“PS-së i është mërzitur pushteti!”/ Socialistët në Kishë të Laçit për Berishën

Deputeti Dash Sula, i cili s’do të jetë më pjesë e Kuvendit, me ironi iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur...

Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Deputjeta socialisite Zegjine Çaushi, e cila pritet ti bashkohet Parlamentit në shtator, duket se i është bërë  ‘makth’ Gazment Bardhit. Ky i fundit nuk...

Sezoni turistik/ Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj

Bashkia e Himarës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për...

Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë pësuar rënie apo rritje?

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse...

Fëmijët e Princ Williamit publikojnë mesazhin e ngrohtë për të atin në Ditën e Babait

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait, fëmijët e Princit të Uellsit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë publikuar një homazh të...

Lajme të tjera

Web TV