Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar, e në mesin e të cilëve nuk u gjetë asnjë shqiptarë?!

Shqiptarëve të këtushëm tani u mbetet ta presin ditën kur Kryeministri i Maqedonisë do u ndajë dekorata vasalëve shqiptarë që më së miri u kanë shërbyer sunduesve maqedonas, e ku këta të VLEN-it nuk do ketë kush t’i konkurojë.

Dhe kur jemi te vasalët shqiptarë vlen të thuhet se kanë të drejtë VLENistët kur thonë se për një vitë ata kanë bërë më shumë seç ka bërë BDI-ja për njëzet vite. Por vetëm nëse e kanë fjalën për deshqiptarizimin e Maqedonisë!

Ndërkohë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, e paska pritur sot futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nedim Bajrami. Me çka të gjithëve u kishin treguar se vasalët maten në kandarin e sundusit e vlerat tona të vërteta në peshoren e shqiptarisë! (Kim Mehmeti) M.P.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV