Rrëzimi i avionit, i mbijetuari: U dëgjua një zhurmë e madhe dhe pastaj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të kishte një të mbijetuar mes 242 pasagjerëve në bordin e aksidentit ajror të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Ahmedabad, Indi.

Këtë e deklaron një burrë 40-vjeçar, Vishwash Kumar Ramesh, me shtetësi britanike, i cili pohon se ka dalë vetë, dhe me këmbët e veta, nga Boeing 787 Dreamliner i Air India-s me destinacion Londra Gatëick, i cili u rrëzua këtë mëngjes pak pas ngritjes, rreth orës 13:30 lokale.

Ramesh, i cili deri tani duket të jetë i vetmi i mbijetuar, ka deklaruar për gazetën Hindustan Times se jeton në Londër prej më shumë se njëzet vitesh me gruan dhe fëmijët. Gazeta ka publikuar gjithashtu një fotografi të fytyrës së tij të nxirë, ndërkohë që 40-vjeçari është i shtruar në spitalin civil të Ahmedabadit.

Sipas rrëfimit të tij, Ramesh kishte shkuar për të vizituar disa të afërm në Indi, së bashku me vëllain e tij 45-vjeçar Ajay, përpara se të nisej në fluturimin e kthimit drejt kryeqytetit britanik këtë mëngjes.

Rrëfimi i tij mbështetet nga një fotografi e biletës së tij, e publikuar gjithashtu nga gazeta indiane, që duket autentike: të dhënat e fluturimit përputhen dhe edhe vendi i tij, 11A, tashmë është përmendur nga policia indiane si i “të mbijetuarit në bord”.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe pastaj avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt,” ka treguar i mbijetuari, i cili ka pësuar “trauma në kraharor, në sy dhe në këmbë”.

Ramesh, që kishte ende kartën e tij të imbarkimit me vete, ka vazhduar për Hindustan Times:

“Kur u ngrita, kishte trupa gjithandej rreth meje. Kisha frikë. U çova në këmbë dhe vrapova jashtë. Kishte copa avioni gjithandej. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital’, tha ai.

Lexo edhe :  Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Ramesh shtoi se vëllai i tij Ajay ishte ulur në një rresht tjetër të avionit.

“Kemi qenë bashkë në Diu. Udhëtonte me mua dhe tani nuk e di ku është. Ju lutem, më ndihmoni ta gjej’, tha ai. m.p.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV