“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”.

Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë “nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR dhe situata vetëm do të përkeqësohet”.

“Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të marrë fund, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale,” shtoi ai. “Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet më asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane”.

Bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin janë intensifikuar javët e fundit, por këmbëngulja e Teheranit për të pasur të drejtën e pasurimit të uraniumit është kthyer në një pengesë madhore.

Lexoni të plotë postimin e Trump në Truth Social:

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme, ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado që u afruan, nuk arritën ta finalizonin. U thashë se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kishin parë, prisnin apo u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PA KRAHASIM, dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.

Disa ekstremistë iranianë folën me guxim, por nuk e kishin idenë çfarë i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe do të bëhet vetëm më keq! Deri tani ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të përfundojë, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale.

Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim, THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”. /kb

Të fundit

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit”...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Lajme të tjera

Web TV