Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi 

“Dhe befas vjen mbrëmja…”

Kështu fillon vargu që mbetet si një thirrje e heshtur në kujtesën e çdo lexuesi që ka prekur poezinë e Salvatore Quasimodos. Një varg i shkurtër, i zhveshur nga çdo tepri, por i ngarkuar me gjithë peshën e tragjedisë njerëzore, i tillë që të fton të ndalesh e të dëgjosh zërin e brendshëm të kohës. Ishte kjo fjala e poetit që gdhendi me delikatesë e zjarr vuajtjet e njeriut, dashuritë e pamundura, shpresat që shuhen si yje në fund të natës, dhe tragjeditë që mbajnë peng shpirtin…

…Një shpirt i lindur mes dritës së fortë mesdhetare, nën qiellin e zjarrtë të Sicilisë, ku gurët e bardhë të qyteteve dhe deti pa anë duket se ruajnë brenda vetes misteret e lashtësisë. Quasimodo u rrit mes udhëtimeve të pandërprera. Ky fëmijë i rrugëve dhe udhëve, që pa që në vegjëli peizazhet e ndryshme të atdheut të vet, u rrit si një shtegëtar i përhershëm, i dënuar me një mall të pashuar për vendin që sapo e linte pas dhe për vendin ku sapo mbërrinte. Ashtu si fati i njeriut që s’gjen kurrë prehje, edhe poezia e tij do të mbetej e ngarkuar me këtë etje të përhershme për vendin, për njeriun, për dritën që largohet, për mbrëmjen që afrohet pa u ndier.

Rrënjët e poezisë

Salvatore Quasimodo lindi më 20 gusht 1901, në Modica, një qytezë e lashtë e Sicilisë. I ati, inxhinier i hekurudhës, që shpesh transferohej nga vendi në vend, e njohu që fëmijë me peizazhet e ndryshme, me dritën dhe hijet që lëviznin nga Qytetet Baroke të Sicilisë te portet që shihte nga dritarja e trenit.

Në Messina mbaroi Institutin Teknik, ku u formua si gjeometër, ndërsa më vonë u vendos në Romë, që ishte edhe skena ku poezia e tij filloi të formësohej.

Pasqyra e shpirtit

Nën ndikimin e rrymës letrare që njihet si hermetizëm — me gjuhën e kursyer, figurative, që flet nga brenda, nga thellësitë e shpirtit — Quasimodo u shfaq si zë i veçantë i poezisë italiane. Vëllimi i parë, “Acque e terre” (Ujëra dhe Toka, 1930), ishte si një deklaratë poetike që paralajmëroi ardhjen e një poeti që do të qëndronte fort përballë tragjedive që po kalonte vendi i tij. Më pas vjen “Ed è subito sera” (Dhe befas vjen mbrëmja, 1942), poezia që i dha edhe titullin vëllimit, ku Qasimodo shpreh vulnerabelitetin e njeriut para kohës, vdekjes dhe vetmisë.

Lexo edhe :  6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Zëri i ndërgjegjes

Lufta e Dytë Botërore la gjurmë të thella në shpirtin e poetit. Tmerret, vuajtjet e civilëve, qëndresa, shkatërrimi i vlerave — e gjithë kjo u pasqyrua thellë në veprën e tij. “Giorno dopo giorno” (Ditë pas dite, 1947) që erdhi pas lufte, flet me ton tragjik, human dhe universal për njeriun që, pavarësisht dhunës, qëndron, shpreson dhe rindërton.

Nobeli

Në vitin 1959, Salvatore Quasimodos iu akordua Çmimi Nobel për Letërsi, “për poezinë e tij lirike, që me zjarr shpreh tragjiken e përvojës njerëzore.” Njohje që e vendosi poetin sicilian mes emrave të mëdhenj të letërsisë botërore.

Mbyllja e ciklit

Deri në fund të jetës, Qasimodo qëndroi i angazhuar, i ndjeshëm, i vëmendshëm ndaj dhimbjes që rrethonte njeriun. Vdiq më 14 qershor 1968, nga një hemorragji cerebrale, 66 vjeç, i lënë pas nga vepra që do të qëndrojë si dëshmi e pashlyeshme e shpirtit që s’u dorëzua kurrë.

Pasuria letrare

Salvatore Quasimodo ishte — dhe mbetet — zëri i njeriut që flet nga thellësitë e shpirtit, që qëndron përballë tragjedive me dinjitet, që e kthen dhimbjen në art. Poezia e tij, që gërsheton të veçantën e vendlindjes me universalen e njeriut, na kujton se, pavarësisht vuajtjeve, “dhe befas vjen mbrëmja”— por edhe që, pas natës, vjen sërish drita.

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV