Dalin raportimet e para: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut.

Sipas mediave të huaja, aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington raportojnë gjithashtu se 654 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet, sipas Associated Press.

Ky numër i viktimave raportohet se përfshin viktimat në të gjithë Iranin, shkruan A2 CNN. Ndërkohë nga ana tjetër, qeveria iraniane ende nuk ka publikuar shifrat e përgjithshme të viktimave.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte Irani që sulmoi me raketa disa qytete të Izraelit, duke shkaktuar viktima dhe një numër të lartë të plagosurish dhe të zhdukurish.

Konflikti mes dy vendeve nisi pasi Izraeli 3 ditë më parë nisi një operacion të koduar ‘Ngritja e Luanit’ në Iran, ku goditi komandantët e lartë ushtarakë, shkencëtarët bërthamorë dhe centralet bërthamore.

Izraeli pretendoi se qëllimet e këtij sulmi ishin që të pengonin programin bërthamor të Iranit, pasi sipas tyre, nëse shteti islamik do të prodhojë bomba bërthamore, do të jetë rrezik për të gjithë Lindjen e Mesme. m.p.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV