Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim – një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë.

Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije për gazetën se këto dy miqësore janë në fazën e negociatave, ndërsa si destinacion i mundshëm i të dyja përballjeve shihet Stadiumi “Air Albania” në Tiranë. Duke qenë se kombëtaret elitare europiane do të jenë të angazhuara në kompeticione zyrtare gjatë asaj periudhe, rivalët e përzgjedhur për këto miqësore pritet të jenë skuadra me profil më modest, të cilat janë të gatshme të zhvillojnë përballje pa shumë ngarkesë kompetitive.

Qëllimi i këtyre dy ndeshjeve miqësore është i dyfishtë: nga njëra anë për të testuar formën dhe alternativat në skuadër, dhe nga ana tjetër për të ruajtur ritmin e garës në një periudhë ku minutazhi dhe kohezioni i grupit është thelbësor për trajnerin Silvinjo. Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare është ende në garë për një vend në Kupën e Botës 2026, dhe çdo ndeshje, qoftë zyrtare apo miqësore, konsiderohet një mundësi për të ndërtuar frymën e grupit dhe për të rikthyer vetëbesimin, sidomos pas barazimit zhgënjyes ndaj Letonisë. Emrat e kundërshtarëve pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme, sapo të përmbyllen negociatat mes FSHF-së dhe federatave përkatëse.

Ndërkohë në muajin shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë në grupin kualifikues me Letoninë në shtëpi, më pas do të udhëtojë drejt Serbisë në muajin tetor. Ndërkaq, dy takimet e fundit janë me Andorrën jashtë fushe dhe Anglinë në Tiranë, sfida që do zhvillohen në muajin nëntor./E.T

Të fundit

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

Nga Leonard Veizi Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier - student, i qetë, i sjellshëm,...

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në...

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Lajme të tjera

Web TV