Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Deputjeta socialisite Zegjine Çaushi, e cila pritet ti bashkohet Parlamentit në shtator, duket se i është bërë  ‘makth’ Gazment Bardhit. Ky i fundit nuk ngurron t’ia përmendi emrin edhe kur bën zhurmusen në Kuvend.

Gjatë seancës së sotme plenare, Bardhi kërkoi praninë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për prezantimin e projektligjit për performancën energjitike të ndërtesave, por duke iu referuar asaj si “Zegjine Balluku”.

Nuk ka vonuar përgjigjigja dhe nga deputetja më e re e Kuvendit, Zegjine Çaushi, e cila bashkë me ironinë i njofton dhe lajmin e keq, që tashmë në korridoret e PD, kanë filluar të ‘ziejnë’ zërat për shkarkimin e tij nga vetë Berisha.

“Mos u mërzit dhe pak javë na ndajnë dhe do më kesh në sallë të Parlamentit, në komisione, në takime dhe kudo. Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la baba bufi se edhe mund të të kërkojë dorëheqjen. Kështu më kanë ardhur fjalët nga PD. Që do ia lësh vendin Gentit”, thekson ndër të tjera deputetja në reagimin e saj./e.t