Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së u dhe i njëjti vendim.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, vendimi është marrë me 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith.

Vendimi vjen pas përfundimit të dhënies së dëshmive nga personat e thirrur nga Prokuroria Speciale. Zyra e kësaj të fundit argumentoi se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Siç shprehen mediat në Kosovë, pavarësisht se nuk ka pasur prova “të kënaqshme” se Thaçi mund të arratiset, gjykata ka argumentuar se ish-presidenti i Kosovës mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtojë procesin e gjykimit. Njëkohësisht paneli vë në pah faktin e zgjatjes së procesit gjyqësor.

“Megjithatë, z. Thaçi ka qenë tashmë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast është zgjatur. Siç e ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojës për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në parashtesën e panelit të gjykatësve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u arrestuan në Hagë më 5 Nëntor të vitit 2020. Secili prej tyre u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura në Gjykatën Speciale./E.T

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV