Kostoja politike e kryqëzatave anti-amerikane të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Pas zgjedhjeve të 11 majit, është rikthyer me ndrojtje “mania” e komenteve toksike në faqen e Ambasadës amerikane në Tiranë.

“Mani”, e cila si me “magji” u ndërpre thuajse fare pas fitores së Donald Trumpit, pra nëntorin e shkuar, e deri kur zgjedhjet parlamentare sollën atë rezultat që sollën.

Ka një veçanti në këto komente toksike post-zgjedhore në faqen e Ambasadës; mungon ajo valë e periudhës së administatës Biden, e sidomos, epoka “Donald Lu” apo “Yuri Kim”.

Përveçse sasia e tyre është më e vogël, ka një fenomen të “çuditshëm”, pasi përveç aradhës së mitomanëve që përsërisin të njëjtën gjë vazhdimisht, edhe pse nuk ua fishkëllon njeri, janë kthyer “komentet kundra” të telekomanduara politikisht.

Këto komente, pjesa më e madhe e tyre me profile fals, por që kuptohet thjeshte se kujt i përkasin politikisht, synojnë të vijojnë një presion, qoftë duke sulmuar Edi Ramën, por në veçanti drejtësinë e re, SPAK dhe BKH-në.

Ka gjithashtu, por që datojnë para nisjes së luftës Izrael-Iran, komente toksike nga “profilet e dallueshme politikisht” që sulmojnë egërsisht SHBA për mbështetjen e Izraelit, e mos ndihmën ndaj palestinezëve në Gaza.

Por me deklaratën e Sali Berishës, që mbështeti hapur Izraelin, këto komente janë davaritur, si retë pas një moti të keq.

Gjithsesi duket, se intensiteti toksik nuk krahasohet me periudhën para fitores së Donald Trump. Ku si me “urdhër” pushoi thuajse totalisht aradha e fyerjeve dhe sharjeve ndaj zytarëve të Ambasadës, apo zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe presidentit Joe Biden.

Para nëntorit të vitit të shkuar, për gati 8 vjet me radhë, në faqet digjitale të rrjeteve sociale të Ambasadës amerikane, ka pasur një kryqëzatë të vërtetë balte, e cila kishte një intensitet qoftë sasior, apo edhe në ultësinë e gjuhës së përdorur, me një frekuencë gati e njëjtë.

Sipas të gjitha gjasave, institucionet amerikane që merren me studimin e impaktit të administratës “overseas” në rrjete sociale, kanë arritur një përfundim dhe studim të plotë për këtë fenomen, në një vend ku perceptimi pro amerikan është ndoshta më i madhi se në çdo vend tjetër në botë.

SHBA, i ka të gjitha mundësitë që ta masë këtë perceptim me anë të studimeve e sondazheve shkencore, për të lexuar politikat e saj, gjë që në Shqipëri e bëjnë shpesh organizma shkencorë amerikanë.

Ku në mënyrë preçize njohin rezultatet e mbështetjes publike të çdo politikani apo institucioni shqiptar. E kjo është thënë shpesh në qëndrimet e zyrtarëve apo diplomatëve të lartë, kryesisht në atë që SHBA ka qenë më aktive; mbështetjen e reformës në drejtësi.

Lexo edhe :  Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Ka qenë pikërisht ky akt politik i SHBA, që ka nxitur këtë “kryqëzatë” 8 vjeçare balte ndaj diplomacisë amerikane në Tiranë. Fushatë, që edhe me sy të lirë, nga çdokush që kalon pak kohë në qëmtim, e kupton se nuk kemi të bëjmë me një perceptim publiku.

Por me një fushatë denigrimi të dirigjuar politikisht, fushatë, e cila shikohet, ose më mirë është shikuar qartë edhe në panelet e darkës.

Ku udhëheqësit, financuesit apo edhe ideatorët e “kryqëzatës së baltës digjitale”, lëshonin raketat balistike, të cilat natyrisht si rezultat kishin më shumë zhurmën e shantazhin, sesa efektivitetin në objektiva real. Njëjtë nëse bëjmë krahasimin e raketave izraelite me ato iraniane që po shkëmbehen me shumicë këto tre ditë.

Kryqëza digjitale anti-SHBA, në realitet nuk pati asnjë efekt në perceptimin publik shqiptar, e natyrisht asnjë ndikim në administratën amerikane për të ndryshuar qëndrim. Së paku në lidhje me mbështetjen e SPAK dhe të drejtësisë së re, e cila është rikonfirmuar edhe nga administrate aktuale.

Ajo që sipas të gjitha gjasave ka pasur efekt, ka qenë studimi i arsyeve përse bëhet kjo kryqëzatë balte, e cila shikohet me lehtësi që nuk ka qenë spontane.

Është krejt normale, që një administratë serioze bën raportet e saj mbi shkaqet, mbështetësit dhe pasojat e një kryqëzate të tillë.

Raporte që sipas gjasave janë të radhitura në zyrat e duhura të administratës amerikane, posaçërisht në deskun për Shqipërinë në DASH. E cila ka arkivën e saj, të cilën e shikojmë shpesh të shfletohet në kohë të ndryshme kur ppërkujtohet, apo risillet një ngjarjen e rëndësishme historike.

SHBA, si fuqi e madhe globale, ka kujtesën e saj shtetërore dhe diplomatike, të cilën nuk mund ta shpërfillë askush drejtues momental, përkundrazi e përdor në punën e tij për të çuar para politikën amerikane.

Ajo kryqëzatë, të cilën mjeshtrat; qoftë digjitalë, qoftë edhe diplomatikë përtej oqeani, e kanë kuptuar, deshifruar dhe renditur me kujdes. Ndaj dhe janë marrë ato vendime që i dimë të gjithë.

Për të ardhur tek një zhvillim të ri ndërmjet PD-së, përkatësisht kësaj opozite, do të duhet së pari një distancim nga ajo kryqëzatë 7 vjeçare, që shkoi deri në absurd. Natyrisht si hap i pare…

Të fundit

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të...

Digjet për të tretën ditë nga zjarret ishulli grek

Për të tretën ditë radhazi, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e madh pyjor që shpërtheu në ishullin grek të Kosit, në...

Aksion kundër drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3600 fidanë dhe bimë narkotike kanabis

Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane i drejtohet Trumpit në anglisht: Kumarxhi…

Kanali televiziv “Iran International” publikoi një video nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, i cili, në një moment, i drejtohet Donald Trumpit si...

Kenneth Arnold dhe fillimi i epokës moderne të UFO-ve

24 qershor 1947 Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pilot dhe biznesmen amerikan nga Idaho, bëri atë që sot konsiderohet si vëzhgimi i parë...

Lajme të tjera

Web TV