Për herë të parë një grua në krye të spiunazhit britanik, kush është Blaise Metrewel?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia britanike e spiunazhit, MI6, do të udhëhiqet për herë të parë në historinë 116-vjeçare nga një grua.

Blaise Metreweli, që u bashkua me agjencinë në vitin 1999, do të jetë drejtoresha e 18-të e organizatës pas largimit të Sir Richard Moore më vonë gjatë këtij viti.

Aktualisht ajo është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin dhe është shprehur “krenare dhe e nderuar” që i është kërkuar të marrë postin drejtues.

Kryeministri Keir Starmer e quajti zgjedhjen e saj si “historike në një kohë kur puna e shërbimeve sekrete britanike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”.MI6 ka për detyrë mbledhjen e informacioneve jashtë vendit me qëllim forcimin e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, luftimin e terrorizmit dhe pengimin e aktiviteteve të shteteve armike.

Shefi i agjencisë, të cilit punonjësit i referohen me gërmën “C”, është personi i vetëm identiteti i të cilit bëhet publik.

Zonja Metreweli, 47 vjeç, aktualisht është drejtuese e përgjithshme e departamentit “Q”, siç njihet ai i teknologjisë dhe inovacionit, që kujdeset për ruajtjen e identiteteve të agjentëve sekretë dhe për gjetjen e mënyrave të reja për t’iu shmangur mbikëqyrjeve biometrike të vendeve rivale si Kina.

“MI6 luan një rol kyç në ruajtjen e sigurisë së popullit britanik dhe në promovimin e interesave të Mbretërisë së Bashkuar jashtë vendit. Mezi pres të punoj përkrah oficerëve dhe agjentëve të agjencisë dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë 47-vjeçarja.

Në një prononcim të mëparshëm, ajo ka identifikuar shtetin rus dhe jo Rusinë në vetëvete dhe Kinën si kërcënimet më të mëdha për vendin./e.t

Të fundit

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Lajme të tjera

Web TV