Al Pacino bëhet ylli i parë i filmit që takon Papa Leonin XIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, i cili ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, pati një audiencë zyrtare me Papën, së bashku me producentin e filmit

Catherine Shoard

Al Pacino është bërë i pari personazh i njohur i kinemasë që ka pasur një audiencë zyrtare me Papën e sapozgjedhur. Aktori, 85 vjeç, u takua me Papën të hënën. Ai ndodhet aktualisht në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, manjatëve të automjeteve.

Pas takimit, producenti i filmit, Andrea Iervolino, deklaroi: “Jemi të nderuar të njoftojmë se këtë mëngjes Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV priti në një audiencë private në Selinë e Shenjtë delegacionin nga filmi Maserati: Vëllezërit, që përfshinte aktorin fitues të çmimit Oscar Al Pacino dhe producentin Andrea Iervolino.”

“Takimi ishte një moment i thellë frymëror dhe kulturor, i përqendruar rreth vlerave të përbashkëta që qëndrojnë si thelb si për Kishën Katolike, ashtu edhe për filmin: uniteti familjar, dashuria, dhembshuria dhe rëndësia e dhënies së kontributit për të mirën e përbashkët.”

Deklarata vazhdoi: “Këto vlera, të cilat Papa Leoni XIV i ka theksuar vazhdimisht në mesazhet e tij të fundit, gjejnë jehonë të thellë edhe te historia e vëllezërve Maserati: një familje që e ndërtoi trashëgiminë e saj jo thjesht mbi inovacionin dhe ekselencën, por edhe mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe vizionin e përbashkët.”

Një fotografi e shpërndarë nga Variety tregon Iervolino teksa i dhuron Papës një model makine Maserati të vendosur brenda një kutie xhami, ndërsa Pacino qëndron pranë.

Në film, Pacino luan rolin e biznesmenit Vincenzo Vaccaro, një nga investitorët e hershëm të kompanisë. Po ashtu, në film luajnë Anthony Hopkins, Andy Garcia dhe Jessica Alba.

Pacino u rrit si katolik nga prindërit e tij italianë në Nju Jorkun e viteve 1940, por besimi i tij u vu në provë kur u rikthye nga vdekja nga mjekët, pasi vuajti nga COVID-19 në 2020.

Lexo edhe :  Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

“Unë besoj që e kam përjetuar vdekjen atë ditë”, shkroi Pacino në autobiografinë e tij të vitit 2024, Sonny Boy. “U ktheva, dhe mund të them që atje s’ka asgjë. Mbaron. Ti je, pastaj s’je më.”

Të dielën, Papa u foli turmave me video nga White Sox ballpark i Çikagos, gjatë një meshe të organizuar për nder të tij. I lindur në Illinois dhe banor i vjetër i Çikagos, Papa njihet si tifoz i skuadrës White Sox.

Përgatiti për botim: L.V

Të fundit

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV