Fushatë “pastrimi” tek Milani, ja dy yjet që do të largohen në merkaton verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani i Massimiliano Allegrit nuk ka filluar të marrë formë, pasi për momentin te kuqezinjtë po vlerësojnë emrat të cilët do të mbeten pjesë të klubit dhe të planeve të teknikut të ri të kuqezinjve. Kështu, përveç emrave që janë në shitje, po diskutohen edhe ata të cilët janë marrë në huazim apo të cilët janë dhënë në këtë formë në klube të tjera.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Milani ka vendosur që të mbyllë përfundimisht aventurën në radhët e kësaj skuadre të Joao Felix dhe Tammy Abraham. Të dy ishin dhënë në huazim te kuqezinjtë të cilët mund të ushtronin të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit. Por në të dy rastet është vendosur për “jo” e kësisoj, Felix do të kthehet të Chelsea, ndërsa Abraham do të kthehet përsëri te Roma.

Ndërkaq, Tomasso Pobega mund të vazhdojë të qëndrojë përsëri te Bologna, ndërsa Bennacer dhe Ocacor janë ende për t’u vlerësuar se ku do të vazhdojnë karrierën pasi të kthehen nga huazimet përkatëse. Për të gjithë këto lojtarë, vlen i njëjti diskutim, që janë jashtë planeve të klubit për momentin dhe Milani po synon t’i shesë që të përfitojë të ardhura për përforcime të tjera./ D.C

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV