Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas raporteve nga media shtetërore iraniane, një valë e re sulmesh me raketa ka nisur ndaj Izraelit. Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e vendit, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj banorëve të asaj që e quan “Territoret e Pushtuara”, duke iu referuar shtetit të Izraelit, që të evakuohen për të mbijetuar.

Televizioni shtetëror iranian shton se sulmet do të vijojnë si përgjigje ndaj goditjes ajrore që shkatërroi selinë e transmetuesit iranian në Teheran.

Po ashtu, forcat ushtarake iraniane kanë urdhëruar evakuimin e selive të televizioneve izraelite Channel 12 dhe Channel 14, të cilat mendohet se mund të jenë objektiva të drejtpërdrejta të sulmeve të radhës.

Sakaq, grupi izraelit i naftës Bazan me seli në Haifa njofton se të gjitha objektet e tij të rafinimit janë mbyllur pasi një termocentral u dëmtua rëndë në një sulm nga Irani. Sulmi, sipas Bazan, shkaktoi vdekjen e tre punonjësve të kompanisë./kb

Të fundit

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Lajme të tjera

Web TV