Vlasov Sulaj çon “Epos”-in e Skënderbeut në Miçigan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Eposi i Skënderbeut, me kalë, përkrenare dhe shpatë të rëndë luftëtari, udhëtoi me një avion “Boeing” për të kaluar oqeanin. Nuk u ndal në Napolin e Ferdinandit, sepse aleanca e bashkëpunimit me të për ndihmë reciproke, në rast rreziku, kishte shekuj që ishte skaduar. Por ai vazhdoi udhën dhe mbërriti në… brigjet e Amerikës.

Atje e pritën shqiptarë të tjerë, që kishin dalë me padurim në terminalin e avionëve.

– Lirinë nuk jua solla unë, – foli ai. – Atë e gjeta këtu, mes…

Por shqiptarët entuziastë nuk pritën të dëgjonin fjalimin e tij. E hipën në një makinë “Dodge” alla amerikane dhe e strehuan në hotel me 5 yje, me kazino e pishinë të mbuluar.

– Nesër të jesh gati, – i thanë. – Do të vishesh alla frënga e me gravatë. Se nuk do luftojmë me osmanët. Por do të kemi një promovim… Ah, mos harro të përdorësh atë parfumin “Calvin Klein” që ke në sirtar. Do të ketë njerëz me rëndësi.

Dhe Skënderbeu, si ushtarak karriere, nuk e vuri në dyshim urdhrin, ndaj nderoi dhe u përgjigj:

– Sir, yes sir!

Skënderbeu, apo Gjergj Kastrioti, siç njihej nga pagëzimi i tij ortodoks, udhëtoi si mit mbi dy kontinente dhe, i kthyer në frymë, u tret sërish mes shqiptarësh. Sepse aty e ka vendin.

Pamja e tij e supozuar – prej balte e bronzi – ishte shndërruar tani në ca fletë të stampuara. 97 foto bardh e zi të mbledhura në një album që titullohej “Epos”. Pa jetë dhe plot jetë. I njëjti fotograf që kishte fiksuar çaste të paharrueshme nga puna në procesin e skulpturës ishte Vlasov Sulaj.

Anëtarë të shoqatave “Jehona e Malësisë”, “Malësia e Madhe New York” dhe “Malësia në Kaliforni” bënë me dije se nën dritën e emocioneve që vijnë nga thellësitë e shpirtit shqiptar, kishin organizuar me përkushtim të veçantë promovimin dhe ekspozitën e librit artistik “EPOS”.

Lexo edhe :  Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Dhe, sipas tyre, kjo veprimtari madhështore, që u prit me entuziazëm të madh nga komuniteti, mblodhi rreth vetes qindra bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të SHBA-së dhe nga Evropa, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të arrira që diaspora shqiptare ka organizuar ndonjëherë.

Gjithçka ka të bëjë me një kolanë fotografish, gjatë procesit krijues të dy skulptorëve, Adrian Pepa dhe Dylber Neziri, të cilët realizuan monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut të titulluar “Gërvishtje në Horizont” – një projekt që pasqyron jo vetëm figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve, por edhe vetë natyrën epike të fotografisë.

Dhe ashtu siç shkruan Olta Bello, si grafike konceptuese e albumit, që në faqen e parë të tij: “Çdo detaj, çdo vijë e skalitur, çdo teksturë nga balta në bronz, nuk është thjesht një pjesë e monumentit, por një dëshmi e përpjekjes njerëzore për ta përjetësuar heroizmin përmes artit. Ndaj ky album nuk është vetëm dokumentim i një vepre arti në krijim, por edhe një reflektim mbi thelbin e fotografisë si medium.”

Vlasov Sulaj (majtas)

Vetë autori, pasi ka ndjekur procesin për 183 ditë, shprehet: “Me ‘Eposin’ nuk dua të tregoj vetëm ndërtimin e një monumenti, por të ftoj shikuesin të hyjë brenda këtij procesi, të ndjejë peshën e kohës mbi materialin, të kuptojë se çdo formë e përfunduar ka një histori të gjatë dhe të heshtur pas saj.”

Dhe ekspozita fotografike në Amerikë padyshim që pati suksesi, sepse shqiptarët janë të lidhur pasgjidhshmërisht me gjithçka që ka të bëjë me kryetrimin e tyre Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV