Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të importeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 167.98 miliardë lekë, nga 164.54 miliardë lekë që ishin në Janar-Maj 2024, duke shënuar një rritje modeste. Ndërkohë, importet pësuan një rënie nga 363.56 miliardë lekë në 354.89 miliardë lekë, çka reflekton një tendencë të përmirësimit të bilancit tregtar.

Në aspektin e strukturës së importeve sipas vendeve, vërehen disa lëvizje të rëndësishme që reflektojnë si zhvillimet ekonomike globale, ashtu edhe orientimin strategjik të kompanive shqiptare. Italia mbetet partneri kryesor importues me një peshë prej 21.8% në Janar-Maj 2025, e pandryshuar në thelb nga viti i kaluar. Por lëvizja më domethënëse vjen nga Kina, e cila ka kaluar në vend të dytë me 11.7%, duke lënë pas Turqinë, që tani zë vendin e tretë me 10.2%. Ky ndryshim vjen në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me Kinën janë intensifikuar, sidomos për teknologji, makineri dhe produkte të prodhimit masiv.

Ndërkohë, Greqia dhe Gjermania mbeten në pozita të qëndrueshme në listën e partnerëve kryesorë, me një peshë përkatësisht 8.3% dhe 6.9%. Në mesin e renditjeve vjetore vihet re edhe rritja e peshës së Serbisë si partner importues, e cila shënon një rritje nga 2.4% në 2.7%., shkruan skan tv.

Ajo që bie më shumë në sy nëse përqëndrohemi vetëm në të dhënat e Majit 2025 është prezenca e Algjerisë mes 10 vendeve kryesore nga të cilat Shqipëria importon mallra, me një peshë prej 2.4%. Kjo është një hyrje e re në listë, duke zëvendësuar Omanin, i cili rezulton të jetë jashtë dhjetëshes Majin e këtij viti. Ky ndryshim ka një shpjegim të qartë, importet e lëndëve djegëse. Algjeria është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe naftës në Mesdhe, dhe roli i saj në furnizimin e Europës është forcuar veçanërisht pas krizës energjetike që pasoi luftën në Ukrainë.

Lexo edhe :  Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat

Hyrja e Algjerisë në listën e partnerëve kryesorë vjen gjithashtu në një moment ku vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut po shtojnë ndikimin e tyre në tregjet globale përmes ristrukturimit të rrugëve të furnizimit dhe investimeve të reja.

Në total, struktura e importeve të Shqipërisë vazhdon të dominohet nga vendet e Bashkimit Europian dhe Azisë, por dinamika të tilla si rritja e Kinës dhe Algjerisë tregojnë një zhvendosje të kujdesshme të orientimeve tregtare, të lidhura si me çmimet ndërkombëtare ashtu edhe me strategjitë e diversifikimit të burimeve./e.t

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV