PD po hakmeret!/ Berisha bëri autogol, numëruesit do shkojnë në burg për 90 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës ka nisur ditën e sotme, teksa po zbulohen parregullsitë e para, kryesisht me devijimin e votës preferenciale brenda partive, edhe pse këto shifra deri tani nuk duket se e ndryshojnë rezultatin, as për partitë dhe as për kandidatët.

Kjo temë dite ishte edhe objekt analize dhe diskutimi në ‘Studio Live” , ku të ftuar  ishin ish-deputeti i PD, analisti Arben Meçe dhe juristi Indrit Sefa.

Të dy të ftuarit menduan se parregullsitë e gjetura deri tani nuk përbëjnë objekt dhe shkak as për përsëritje zgjedhjesh dhe as për pavlefshmëri, teksa nuk jep të dhëna as për ‘trenin bullgar’.

Sefa theksoi se “Berisha bëri autogol me rinumërimin dhe harroi farsën”, kurse Meçe vuri theksin te “treni bullgar” që u shpreh se është pretendim mediokër, që nuk ekziston dhe as funksionon.

“Kjo është deja vu për mua, kjo çështja në Kolegj, është e ezauruar si çështje, është e njëjta me 2021, ku u rrëzuan, sepse ka praktikë Kolegji, ka kaluar çështja në KAS. Pavarësisht se ai sistem ishte më demokratik sesa ky tani. Shikoni tani rinumërimin, a rri ndonjë nga deputetët e listës së sigurt të PD-së te pallati “Farie Hoti” për votat?Mund të zgjasë procesi edhe mbi 20 ditë. Më duket e vështirë të ndryshojë rezultati, por do ketë numër të madh votash me probleme tek kandidatët siç e shohim dhe kjo ngre pikëpyetje për punën e numëruesve apo komisionerëve. Por për përmbysje rezultati nuk mendoj. Më pas mund të ketë çështje që të dërgohen për KAS, do shohim. Për subjektet politike nuk mendoj se do ketë lëvizje të mëdha. Nga gjetjet e deritanishme nuk mendoj se ka nevojë për përsëritje, apo rinumërim”, u shpreh Sefa.

Ai e cilësoi autogol lëvizjen politike të kryetarit të PD-së, Sali Berisha me çështjen e rinumërimit si kauzë, sepse tani e gjithë kjo situatë shkarkohet dhe rrezikon penalisht komisionerët e partisë dhe numëruesit, që janë edhe pjesa më e devotshme.

“Berisha bëri autogol me rinumërimin, harroi farsën elektorale. Ai e kaloi përgjegjësinë e kësaj farse nga qeveria e Ramës, tek partitë si përgjegjëse, tek komisionerët. I kërkon Celibashit dhe KQZ-së përgjegjësinë e komisionerëve, që i vuri vetë.  A e dini ju që komisionerët duhen me shkollë të lartë, por që shumë prej tyre ishin të patrajnuar mirë. Nuk bëhet fjalë fare për tren bullgar për këtë rast, është e vështirë të realizohet në qendrën e votimit, edhe për shkak të ambienteve, s’ke mundësi, janë 7 vetë, as celularin nuk e nxjerr dot. Duhet ta nxjerrësh nga një xhep, ta fusësh në tjetrin”, vijoi juristi.

Ai ndau mendimin se ata që do e pësojnë pas rinumërimit do jenë numëruesit për parregullsitë që do zbulohen me votat për subjektet dhe kandidatët.

“Ky proces thjesht do marrë më qafë disa komisionerë, që i bie që të hysh në bug për 90 mijë lekë (të vjetra), edhe pse ata nuk shkojnë për lekë, por për arsye të ndryshme, janë pjesa më e devotshme e partisë. Nëse ka vota shumë është porosi apo orientim, psh., 10 vota plus”, tha Sefa.

Lexo edhe :  Durrës/ Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë

Kurse analisti Meçe vuri në dukje bipolaritetin politik të partisë Demokratike dhe kreut të saj me kauzat apo pretendimet, duke shpikur alibi pas alibie.

“Qëndrimi i PD-së është nuk i njohim zgjedhjet, ishin farsë. Numërimi i deritanishëm tregon se nuk kemi ndryshim rezultati PS-PD, janë shifra të vogla që mund të jenë gabime njerëzore, edhe pse unë i quaj përçartje komisionerësh më shumë, që duket se janë e të orientuar. Për votën preferendiale, për shkak të rezultatit të ngushtë të disa kandidatëve, ndoshta edhe mund të ketë lëvizje. Por unë mendoj se hartimi i procesverbalit është manipulimi dhe jo ato që pretendon PD, jo treni bullgar e të tjera si këto. Kryesorja është a do pranojë zgjedhjet apo do pretendojë ende PD-ja farsën elektorale. Po të jetë farsë, pse i futesh numërimit? E njeh procesin dhe pastaj politikisht thuaj është farsë. Pasi të rinumërohen, cili do jetë qëndrimi politik i PD?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat shprehu mendimin se vetëm nëse ka parregulsi të mëdha që kanë çuar në deformim rezultati mund të bëhet përsëritje zgjedhjesh në qark.

“Rinumërimi në Tiranë është një laborator për konkluzione politike, i qëndrimeve të mëtejshme që do mbajnë edhe palët. Nëse ka deformim rezultati të dukshëm ka vend për përsëritje të zgjedhjeve sepse ndryshekrijon një precedent të rrezikshëm”, nënvizoi ai.

Kurse trenin bullgar e cilësoi një koncept mediokër që nuk ekziston dhe që në fund do marrë më qafë vetëm numëruesit e PD-së.

“Nuk e di nga doli kjo e trenit bullgar, nga u prodhua, por kaloi tani tek çështja e brendshme në PD, e tradhtarëve. Pra janë mbi 20 mijë numërues. Çështja kaloi nga një farsë, për grupe kriminale e blerje vote, përfundoi te treni bullgar. Treni bullgar është koncepti më mediokër që ekziston. Tani dhoma e fshehtë nuk është më e fshehtë, është hequr shumë vite parë pikërisht për të shmangur trenin bullgar, që dhoma e fshehtë të mos jetë shumë e fshehtë. Me celular kemi 6 vetë deri tani, fotografimi i votës, kurse tren bullgar nuk kemi asnjë deri tani. Është ngritur alibi për vjedhje, sepse ai grupim është i ndërgjegjshëm se ky është rezultati. I ranë të gjitha skemat, i rrëzoi, tani i mbeti kjo dhe është hakmarrje ndaj militantëve të komisioneve. Që duhet thënë se ata në komisione venë me shpirt, janë më të thekurit, më të devotshmit e partisë, ku tani një pjesë shkojnë në burg. PD nuk duhet të trajtonte trenin bullgar, se nuk funksionon”, përfundoi ai analizën e tij./E.T

Të fundit

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore...

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia...

A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për...

Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy...

Arabët kërkojnë Berat Gjimshitin, ofrojnë miliona euro për shqiptarin

Disa lojtarë të përfaqësueses tonë po shqyrtojnë ofertat e ardhura në treg, me shpresën se sezonin e ri do të paguhen më mirë, por...

Lajme të tjera

Web TV