“Shpërthimi i fortë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naomi Brookarsh kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllanë, kur ndërtesa ku ai jetonte, u godit nga një raketë iraniane të hënën në mëngjes.

“Ishte vërtet, vërtet e frikshme, por falë Zotit mbijetuam. Ishim në strehën kundër bombave, gjë që na shpëtoi jetën“, tregon shtetësja britanike për BBC-në.

Naomi tregon për zhurmën e fuqishme që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit, kur përjetuan momente tmerri.

“Papritmas pati një shpërthim masiv, zhurma më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë, dhe ishte sikur e gjithë dhoma po dridhej, ndienim trupat tanë duke u dridhur”, rrëfeu e reja.

Vetëm pasi dolën nga streha, ata panë dëmet. Çatia ishte shembur dhe dritaret ishin thyer. Ndërsa po largoheshin nga ndërtesa, ata panë zjarr, tym dhe ambulanca.

“Ishte si një skenë filmi, ishte si një apokalips”, tha ajo./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV