“Testi i Idiotit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dardan Malaj

Dymbëdhjetë vite më parë, pak drejtues mjetesh e lidhnin rripin e sigurimit. Mund ta kritikoni sa të doni Saimir Tahirin, por në kohën e tij, Policia Rrugore e ktheu këtë në një objektiv parësor. Sot, vendosja e rripit është bërë një veprim instinktiv sapo ulesh në makinë.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve apo edhe e kalimtarëve në rrugë është padyshim çështje kulture, por nuk duhet harruar se është edhe çështje disipline. Ashtu si me rripin e sigurimit. Dikur thuhej se askush nuk mund t’i detyronte shqiptarët ta vendosnin rripin. Sot, janë shumë të paktë ata që nuk e bëjnë.

Ky është një shembull që duhet ndjekur: përqendrohuni tek një shkelje e vetme dhe punoni për ta ndrequr përmes disiplinës. Jo të gjitha shkeljet janë të njëjta – prandaj nisni nga ato që bëhen me vetëdije dhe në mënyrë flagrante. Asnjë drejtues mjeti nuk do t’i respektojë rregullat e parkimit, dritat e semaforit apo ndalimin e përdorimit të telefonit, nëse sheh se të tjerët që bëjnë shkelje më të rënda tolerohen pa pasoja.

Ndëshkoni së pari shkelësit e mëdhenj dhe do të shihni se do të pakësohen edhe shkeljet e tjera.

Vendosni masa ndëshkimore të ashpra për ata që nuk respektojnë radhën në trafik brenda zonave urbane dhe futen me forcë në krye. Këta jo vetëm që rrezikojnë sigurinë rrugore, shkaktojnë trafik, por çdo ditë ofendojnë hapur drejtuesit e ndershëm që zbatojnë ligjin. Vendosni kamera në pikat kyçe ku ndodh ky fenomen dhe penalizojini automatikisht me heqje patente.

E njëjta gjë vlen për ata që ndjekin ambulancat nga pas për të shmangur trafikun, apo për ata që futen në korsi të gabuar. Hiqjani menjëherë patentën dhe mos ja ktheni pa kaluar “Testin e idiotit”, sipas shembullit të Gjermanisë.

Lexo edhe :  Universiteti Bujqësor: Një Model për Arsimin e Lartë dhe Një Zgjim për Homologët

Sjellje të tilla rrugore nuk janë rezultat i padijes, por qëllim i vetëdijshëm – dhe vetëm një idiot mund t’i bëjë. Prandaj, përpara se të marrin sërish patentën, këta individë duhet t’i nënshtrohen testeve të plota: kontroll mendor, psikologjik, test drogash në gjak e urinë. Me pak fjalë: duhet të provojnë se nuk janë idiotë.

P.S.: Hiqni dhe semaforët që lejojnë kalimin e këmbësorëve njëkohësisht me makinat, për sa kohë nuk keni edukuar ende qytetarët se kalimi bëhet në grup dhe jo një e nga një, sipas qejfit. Është e kotë të pretendosh se po lejon lëvizjen e mjeteve, kur këmbësorët futen në rrugë pa rregull. Thjesht nuk funksionon./e.t

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV