Thirrja e Jafar Panahit: “Poshtë Regjimi! Jepini fund luftës Iran-Izrael”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apel ndaj OKB-së: Ndaloni menjëherë sulmet ushtarake

Regjisori disident iranian Jafar Panahi, i cili jeton në Teheran dhe sapo triumfoi në Festivalin e Filmit në Kanë me fitimin e Palmës së Artë për filmin e tij “A Simple Accident”, ka bërë një apel të fuqishëm në Instagram për t’i dhënë fund menjëherë luftës shkatërruese midis Republikës Islamike të Iranit dhe Izraelit.

“Me theks të plotë në ruajtjen e integritetit territorial të Iranit dhe të drejtën e kombit për sovranitet, kërkojë një ndërprerje të menjëhershme të kësaj lufte që po shkatërron jetë njerëzish dhe infrastrukturë jetike në të dy palët,” shkruan Panahi.

Ai e cilëson luftën si një sulm të papranueshëm ndaj atdheut të tij:

“Izraeli ka shkelur territorin e Iranit dhe duhet të gjykohet në një gjyq ndërkombëtar si agresor lufte.”

Megjithatë, regjisori nuk i shmanget kritikave ndaj regjimit iranian, duke theksuar:

“Ky qëndrim nuk do të thotë të injorosh katër dekada keqmenaxhimi, korrupsioni, shtypjes, tiranisë dhe paaftësisë së Republikës Islamike. Qeveria nuk ka as pushtetin, as vullnetin, as legjitimitetin për të qeverisur apo menaxhuar krizën. Vazhdimi nën këtë regjim do të thotë rënie e pandalshme, shtypje e vazhdueshme dhe mbajtje në robëri të popullit. E vetmja rrugëdalje është shpërbërja e menjëhershme e këtij sistemi dhe krijimi i një qeverie popullore, përgjegjëse dhe demokratike.”

Panahi, i njohur ndër vite me çmime të rëndësishme si Luani i Artë, Ariu i Artë dhe tani Palma e Artë, dhe i ndaluar të filmojë apo të largohet nga Irani deri në majin e kaluar, shprehet me ashpërsi edhe për dhunën e dy regjimeve:

“Të dy regjimet duhet të dënohen për këmbënguljen e tyre në dhunë, luftë dhe indiferencë ndaj dinjitetit njerëzor. Sulmet me raketa, bombardimet në zonat e banuara dhe vrasjet e civilëve janë krime të papranueshme. Morali, politika apo siguria nuk mund të justifikojnë këto aktë. Vazhdimi i këtij cikli urrejtjeje dhe dhune do të sjellë vetëm paqëndrueshmëri dhe katastrofa më të mëdha në botë.”

Lexo edhe :  Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

Në përfundim, ai u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare:

“I kërkoj OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjnë me vendosmëri, pa asnjë kompromis, dhe t’i detyrojnë të dyja palët të ndalojnë menjëherë sulmet ushtarake dhe të japin fund vrasjeve të civilëve. Heshtja dhe mosveprimi janë një formë pjesëmarrjeje në këto krime.”

Përgatiti për botim: L:Veizi

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV