Evropa për Serbinë, me shpresën e vakët dhe realitetin e hidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Lajmet nga Beogradi vijnë të përziera me arrogancë dhe vetëbesim: “Serbia do të fitojë. Gjërat po ndryshojnë në botë”, thotë Aleksandar Vuçiç, presidenti serb që ka ndërtuar një karrierë politike në kufijtë mes nacionalizmit të viteve ’90 dhe retorikës së integrimit evropian të shekullit XXI.

A thua ushqen shpresën se, meqenëse në botë janë ndezur disa vatra konfliktesh, kjo erë do të fryjë edhe në Ballkan?

Por deklarata e tij nuk është vetëm një provokim mediatik; është një akt sfide të drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Evropian dhe gjithë arkitekturës së vlerave që ky institucion përpiqet ende të ruajë.

Kjo ndodh pikërisht tani, kur ekspertët besojnë se kthimi i mundshëm i Donald Trump në skenën ndërkombëtare do të rikthejë edhe çështjen e Kosovës në tryezë, për të shtyrë të dy vendet të ecin përpara me zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja.

Evropa, nga ana tjetër, vazhdon të ushqejë shpresën – tashmë të vakët – se Serbia do të ecë drejt normalizimit të marrëdhënieve, veçanërisht me Kosovën, si kusht themelor për rrugëtimin e saj drejt Brukselit. Por kjo shpresë ka kohë që përplaset me murin e realitetit politik serb: Beogradi nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs. Serbia nuk ka plan të bëhet një vend evropian në kuptimin e plotë të fjalës – me respekt për të drejtën ndërkombëtare, fqinjësinë e mirë dhe demokracinë funksionale.

Vuçiç dhe elita e tij politike e kuptojnë mirë se loja e dyfishtë – një këmbë në Bruksel, një tjetër në Moskë apo Pekin – sjell më shumë përfitime sesa një angazhim i sinqertë dhe i palëkundur ndaj projektit evropian. Dhe Bashkimi Evropian, në vend që të mbajë një qëndrim të prerë, vazhdon të merret me Serbinë si me një fëmijë problematik, që duhet mbajtur pranë për të mos rrëshqitur përfundimisht në orbita të tjera.

Lexo edhe :  2012/ Julian Assange kërkon azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Evropa ka mbërritur në pikën kur “i ka zënë rrota bishtin”. Serbia nuk është një kandidat klasik për anëtarësim në BE. Ajo nuk ndan as vlerat, as vizionin dhe as sensin e përgjegjësisë që kërkon një bashkësi demokratike. ADN-ja politike e Serbisë, – po aq sa ajo fizike, – rreket ende në stepa, më afër republikave sovjetike sesa standardeve liberale të Perëndimit. Dhe për shumëkënd në Beograd, do të ishte më e natyrshme të ishin pjesë e një strukture politike të lindjes së dikurshme, – pjesë e tërësisë Sovjetike, fjala vjen – sesa të pranonin verdiktin e Perëndimit për Kosovën apo të përballet për krimet e luftës.

Në këtë kontekst, deklaratat e Vuçiçit nuk janë thjesht fjalë të hedhura në erë. Ato janë një test për Bashkimin Evropian: një sfidë që kërkon përgjigje të qarta, dhe jo lëkundje diplomatike.

Në të kundërt, jo vetëm që Serbia do të “fitojë” në kuptimin e rrëshqitjes nga BE-ja pa pasoja, por do të vazhdojë të shërbejë si model për shtetet e tjera që synojnë më shumë pazar politik sesa integrim të sinqertë e të qëndrueshëm në familjen evropiane.

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë, godet brigjet e Kretës

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistruar këtë të premte në brigjet e Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 47...

Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’, Do jemi opozita e vërtetë në parlament

Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi se nuk ka shanse që...

Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj. Kristin Cenaj u dënua për veprën penale ‘vjedhje me pasojë vdekjen’. Në maj...

PAMJET/ Stuhi me reshje të dendura shiu e breshri në Belsh, përmbyten rrugët!

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu...

Blushi denoncon: Ilir Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e...

Lajme të tjera

Web TV