Pse po pastrohen bunkerët e Enverit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Situata më e fundit në botë, përshkallëzimi i konflikteve nga luftrat e nisura nga Rusia, Israeli apo dhe ndonjë vend tjetër, po rrisin interesimin edhe në Shqipëri të mjeteve mbrojtëse nga ndonjë luftë e mundshme botërore. Ato që prishëm para 35 viteve, duke mallëkuar “diktatorin Enver Hoxha”, sot u jemi kthyer, dhe kemi nisur ti pastrojmë. Çdo lagje, fshat, qytet, kishte vendstrehimet e tij.

Çdo ndermarje, uzinë, fabrikë apo kombinat, kishte vendstrehimet e veta. Çdo repart ushtarak kishte tunelin e tij. Por jo, ato duheshin prishur. Erdhi demokracia, dhe shqiptarët u mashtruan me lloj-lloj shpikjesh dhe gënjeshtrash. Gramoz Pashko thoshte se “do të na vijë nga SHBA çeku i bardhë, ndaj mos lini uzinë, fabrikë, kombinat, apo kooperativë bujqësore, fermë dhe stacion bujqësor pa prishur”. Thirrje bënte edhe Azem Hajdari në emër të PD-së, për “veprat e ndertuara nga Enver diktatori”.

Prishini bunkerët, vendstrehimet, prishini plantacionet me agrume, shkulini pemët e Enverit-u thoshte Azem Hajdari fshatarëve në Mollas të Kolonjës dhe atyre në Vlorë e Sarandë. Dhe shqiptarët, ashtu siç ishin të dalldisur, morën kazmat, varretë, dinamitin, dhe ju futën bunkerëve, vendstrehimeve, pemëve të mbjella fushava dhe maleve, sepse do të na vinte “çeku i bardhë amerikan”.

Çuditë dhe barbarizmat e shqiptarëve, do tu vinte fundi, kur ata të humbnin milionat në firmat piramidale. Kurse kujtesa për bunkerët dhe vendstrehimet, shqiptarëve do tu vinte kur nisi lufta në ish-Jugosllavi, dhe kur në Tropojë, Kukës e Peshkopi, madje deri në Tiranë, nisën të interesohen për bunkerët dhe tunelet e “diktatorit”. Edhe qindra e mijëra tunelet e ushtrisë, ndertime model nga pikëpamja ushtarake, nisën të pastrohen dhe të thonë se “po plasi ketu do vijmë, ndryshe na mori lumi”.

Por ja që situata e luftrave në botë, e ka nxitur sërish mendimin dhe veprimin e pastrimit të bunkerëve dhe tuneleve të “diktatorit”. Ja pra, që ai paska menduar qysh atëhere, për një ditë të keqe. Ja pra që “diktatori”, na paskësh menduar dhe parashikuar se “bota nuk ka qenë, dhe kurrë nuk ka për të qenë e qetë, derisa ka superfuqi militare”.

Lexo edhe :  A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Fakti është se Suedia, Finlanda, Holanda, Belgjika, Franca, etj..etj, shtete më potente se ne, i kanë bunkerët dhe vendstrehimet e tyre, dhe i ruajnë me fanatizëm dhe ligj të veçantë. Kurse ne, shqiptarët i mbajmë sytë nga përtej Atlantikut, apo përtej maleve Urale, sepse do të na vijnë dhe do të na mbrojnë, sepse ne vetë nuk jemi kurrkundi. Si mund të shpresosh “ndihma nga jashtë”, kur ke shkatërruar insfrastrukturën më modern të kohës, dhe gjithë vijën fortifikuese që u ngrit për 45 vjet ? Përse gjithmonë jemi treguar barbarë me vehten, pasuritë tona, duke dëgjuar gjithmonë mesazhet e antishqiptarëve ?

Partia Demokratike, mbetet mëkatarja dhe fajtorja e vetme e shkatërrimit të vlerave dhe pasurive tona kombetare. Bunkerët, tunelet, dhe vendstrehimet ishin pasuri kombëtare, pasi janë bërë me paratë dhe djersën e popullit. Ata që shkatërruan dhe shkretuan gjithçka pas 1992, kishin mision nga UDB-ja dhe agjenturat e tjera të huaja, të rrafshonin gjithçka të bukur, funksionale, për ta çuar vendin në ZERO. Ata që sot kërkojnë rikthimin në pushtet, janë fajtorët dhe kriminelët e vetëm që rrafshuan, shitën dhe u pasuruan me paratë e pronave të popullit shqiptar.

Ata meritojnë sot veç përbuzje. Por jo vetëm përbuzje, pasi SPAK-u, duhet ta nisë hetimin qysh nga 1992 për të gjetur dhe ndëshkuar sipas ligjit Berishën, dhe ish-qeveritarët e asaj kohe, edhe për shkatërrimin dhe vjedhjen e pasurive tona kombetare. Milionat e vjedhura dje, po dalin sot, duke ngritur edhe pse në opozitë, perandori mediatike, apo biznese të tjera me para të vjedhura./kb

Të fundit

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve...

The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha

Artikulli i The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, debatohej nëse korrupsioni...

Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas largimit nga ambientet televizionit News 24, duke vënë në dyshim etiketimin e tij si “media e lirë”. Në...

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”/ Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton se kjo është një shifër...

Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar/ Studiuesit ngrenë alarmin

Gjetjet e reja nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) tregojnë se temperaturat në rajon ishin 3 gradë Celsius më...

Lajme të tjera

Web TV