Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe intime të jetës së saj personale. E ftuar në podcastin “Mam” të Orinda Hutës, ajo tregoi për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie, menjëherë pas humbjes së nënës së saj.

Ana foli për një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, që përkoi me shtatzëninë dhe lindjen e vajzës së saj. Ajo rrëfeu se ishte pikërisht gjatë ekos së parë që përjetoi një krizë të plotë epilepsie, një përvojë tronditëse që do t’i ndryshonte jetën.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt pas ndarjes nga jeta të mamasë sime. Ishte një dhimbje e madhe që e përjetova në heshtje, dhe vetëm pak kohë më pas, trupi im nisi të më japë sinjale. Kriza epileptike më gjeti gjatë një momenti që supozohej të ishte i bukur, shtatzënia ime,” rrëfeu aktorja.

Ana Lika tha se kjo përvojë ka ndikuar thellë në mënyrën si ajo e sheh jetën sot. Rrëfimi i saj është pritur me shumë reagime dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët vlerësojnë kurajën e saj për të folur hapur mbi një temë kaq personale e të ndjeshme./kb

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV