Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj.

Kristin Cenaj u dënua për veprën penale ‘vjedhje me pasojë vdekjen’.

Në maj të vitit 2015, Cenaj  për një orë “Rolex” ekzekutoi mikun e tij, atëherë 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj.

Eshtrat dhe mbetjet kockore të Mariglen Gjonajt u gjetën në 03 prill 2022 në Fushë Kuqe.

Cenaj ra në prangat e policisë ne vitin 2022, vetëm pak minuta pas kishte përfunduar dasmën e të vëllait të tij,ndërsa kishte ardhur nga Italia posaçërisht për këtë gëzimfamiljar në Kurbin.

Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.

SI U ZBULUA NGJARJA

Më datë 19 maj të vitit 2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gj., se nipi i tij, shtetasi Mariglen Gjonaj, 16-vjeç, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të. Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç). Pas hetimit 2- vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit në Policinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, në Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj. Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria lokale duke përfshirë edhe ekspertët më të mirë të Policisë, nëpërmjet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës “Rolex” dhe varëse floriri etj., që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. Ekspertët mjekoligjorë kanë dalë në përfundimin se eshtrat rezultojnë të jenë të dëmtuara me mjete të forta./e.t

Të fundit

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Lajme të tjera

Web TV