Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj dhe nuk është vetëm. E ftuar në emisionin “Canape”, ajo ka folur hapur për rrugëtimin e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Teksa u shpreh se ka një raport të fortë me Gjestin, ajo theksoi se ai do të ruajë jetën private larg mediave, por nuk ngurroi të dhurojë një puthje për të, duke treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.