Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm të Iranit, pas takimit të këtij të fundit me homologët e 3 shteteve të Evropës.

Duke folur për gazetarët, Trump tha se është “shumë e vështirë” t’i kërkosh Izraelit të ndalojë sulmet, një kërkesë që është bërë nga Irani në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Ai shtoi se, sipas tij, “Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën”, por të bisedojë me SHBA-të.

“Evropa nuk do të mund të ndihmojë në këtë pikë,” deklaroi Trump.

I pyetur nëse një vendim për të sulmuar Iranin do të ishte më i vështiri gjatë presidencës së tij, Trump u përgjigj: “Nuk mund ta them tani. Mund t’jua them pas një viti… nuk mund ta dish për këto vendime.”

Ai shtoi gjithashtu se mund ta mbështesë një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, në varësi të rrethanave. Megjithatë, e përshkroi situatën si të ndërlikuar.

“Është paksa e vështirë të bësh dikë të ndalet në këtë konflikt.”

“Izraeli po e menaxhon shumë mirë luftën, ndërsa do të thosha se Irani është më dobët,” përfundoi Trump.

Gjatë takimit diplomatik në Gjenevë me përfaqësues evropianë, zyrtarët iranianë e bërë të qartë se nuk do të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore, nëse Izraeli nuk ndalon sulmet ndaj Iranit./kb

Të fundit

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

Lajme të tjera

Web TV