A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?/ Flet ish-komandanti i Forcave Detare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka dhënë një intervistë për një emision televiziv, ku ka diskutuar për sigurinë e Shqipërisë dhe mundësitë e kërcënimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe nga aktorët ndërkombëtarë si Irani dhe Izraeli.

Sipas Meçollarit, Shqipëria nuk është e kërcënuar nga lufta mes Iranit dhe Izraelit, përveç mundësisë së një luftë kibernetike nga Irani. Ai theksoi se, megjithëse ekziston një opozitë iraniane në Shqipëri, e përfaqësuar nga muxhahedinët, kjo nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.

“Shqipëria nuk është e kërcënuar nga Irani, paavrësisht se kemi opozitën iraniane në Shqipëri nga muxhahedinët që në fakt përbën një problem midis dy vendeve, që mund të krijojë problem nga pikpamja e luftës kibernetike, por kjo nuk do të thotë që do të jetë problem me sigurinë e vendit. Shqipëria është e sigurtë nga pikpamja e luftës Izrael-Iran. Kjo është një pikë qetësuese”, tha ai.

Në lidhje me kërcënimin më të mundshëm për rajonin, Meçollari theksoi se Rusia përbën një rrezik më të madh. Lidhur me këtë, ai vë rëndësinë se kërcënimi nga Rusia do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.

“Më shumë duhet t’i frikësohemi Rusisë për impaktin në rajon, nisur nga një kërcënim perspektiv. Kërcënimi i Rusisë do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë. Nëse Ukraina fiton, Shqipëria dhe vendet e tjera nuk janë të kërcënuara. Kërcënimi i Shqipërisë nga Rusia është pjesë e kërcënimit të të gjitha vendeve europiane. Nuk është kërcënim individual”, shpjegoi Meçollari.

Në përfundim, ai gjithashtu shtoi se rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë në stabilitetin e të gjithë rajonit, përfshirë edhe të ardhmen e Kosovës./e.t

Të fundit

Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Shkëlqim dhe plagë. Në rrugicat e bardha të lagjes Plaka, turma amerikanësh me shapka dynden me etje për të...

SHBA bombardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, e gjithë bota reagoi duke shprehur shqetësim për një përshkallëzim të mëtejshëm...

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir...

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do...

Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV