“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara se të ndodhnin sulmet ajrore të SHBA-së, shkruan a2 CNN. Sipas burimeve që folën për agjencinë Reuters, personeli në këtë objekt nëntokësor ishte reduktuar në minimum përpara bombardimeve.

Fordow ishte një nga tre objektet bërthamore iraniane që u goditën nga forcat amerikane të shtunën në mbrëmje, së bashku me Natanzin dhe Isfahanin. Lajmi vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas vendimit të SHBA për t’iu bashkuar fushatës ushtarake të Izraelit kundër Iranit.

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, i ka dërguar një letër Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), ku kërkon hetim të menjëhershëm për sulmet amerikane. Ai e quajti veprimin e SHBA-së si “të paligjshëm” dhe kritikoi shefin e IAEA-së, Rafael Grossi, për “mosveprim” përballë një agresioni të tillë. Sipas Eslamit, Irani ka ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat e tij sovrane dhe do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar llogari.

Për më tepër, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentes aktuale të Këshillit të Sigurimit, Carolyn Rodrigues-Birkett. Në të, ai kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të dënuar sulmet ajrore të SHBA-së si “të qëllimshme, të paramenduara dhe të paprovokuara”. Iravani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për bashkëpunim në agresion dhe thekson se aktet e tilla kanë pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. m.p.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV