Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para se të ndodhte sulmi i Shteteve të Bashkuara, ndaj uraniumi është transportuar në vend të sigurt përpara sulmit.

Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme pas sulmit të SHBA, sipas tij lidhet me vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, që do të sillte një kolaps ekonomik në Evropë dhe ndoshta një luftë të tretë botërore.

“Në Iran thuhet që para se të sulmonin amerikanët dhe izraelitët çdo gjë është larguar, uraniumi i pasuruar është larguar në vend të sigurt. Banorët pranë bazës Fordow thonë që nuk kanë dëgjuar asnjë lloj zhurmë ndaj nuk është e sigurt si ka ndodhur kjo ngjarje. Është e sigurt që SHBA ka shkelur territorin e Iranit dhe ka sulmuar, por a e ka bërë këtë për t’i mbyllur gojën Izraeli që ne ndërhymë, ndoshta bëhet për arsye që të mbyllet lufta dhe të çelet një dritare për paqen. Irani e cilëson shkelje të sovranitetit dhe kërcënon se lufta do përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme duke goditur bazat amerikane. Kërcënimi i liderit të Iranit për pasoja të përjetshme… ndoshta nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit do të ketë një ndikim të madh në Evropë, do rritet çmimi i naftës, do ketë trazira të mëdha në lindjen e mesme, kolaps total dhe mundësi për një luftë të tretë botërore”, tha ai. m.p.

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV