Irani gati të mbyllë Hormuzin, ky vendim ndikon te çmimi i naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani është pranë miratimit zyrtarisht të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës.

Ngushtica e Hormuzit përshkohet çdo ditë nga rreth 17 milionë fuçi naftë, që përfaqëson më shumë se 20% të konsumit ditor global. Mbyllja e saj konsiderohet një akt me pasoja të rënda ekonomike dhe gjeopolitike.

Menjëherë pas njoftimit, tregjet ndërkombëtare reaguan me rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke kapur nivelet më të larta të muajve të fundit. Analistët paralajmërojnë një krizë energjetike që mund të preki sidomos vendet importuese si Japonia, India dhe shtetet europiane, të cilat varen nga nafta e Gjirit Persik, shkruan A2 CNN.

Mbyllja e ngushticës shihet si një hap i rrezikshëm që mund të ndezë një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të sjellë pasiguri të forta në ekonominë globale. Zhvillimet në orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse bota po shkon drejt një konfrontimi të ri apo do të dominojë rruga e diplomacisë.

Raportohet se pas sulmeve amerikane ndaj objekteve iraniane, komponenti i “risk premium” (premiumi për rrezikun gjeopolitik) është shtuar ndjeshëm. Analistët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve, duke e çuar Brent-in drejt niveleve prej 100–130 USD për fuçi në skenarin më ekstrem shihet si logjik.

Aktualisht, çmimet janë në 75–80 USD, por kjo varet nga zhvillimet e ardhshme në rajon: nëse Irani ndërhyn në tregtinë e naftës përmes ngushticës së Hormuzit, çmimet mund të kapërcejnë $100. m.p.

Të fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Lajme të tjera

Web TV