“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”/ Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi.

Kështu tha analisti Ben Andoni ne nje dalje televizive. Ai tha se Serbia po e përdor paktin e arritur muaj më parë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, për të çuar përparat agjendën e saj agresive.

“Kosova dhe Shqipëria do i gjendeshin njëra-tjetrës për çdo problem. Madje edhe kur ishte pjesë e Jugosllavisë, disidenca e tyre ka qenë pro shqiptarëve. Do të doja të ishte edhe Bullgaria, sepse është një vend që i ka treguar dhëmbët Serbisë. Uroj që vendet tona ta shikojnë Serbinë ashtu siç është.  Serbia ka një ushtri shumë potente”, tha Andoni.

“Besoj që na presin kohë shumë të vështira dhe deri në momentin që Serbia të pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, ne duhet ta llogarisim jo thjesht incidente si Banjska, por edhe gjëra më të përshkallëzuara”.

Sipas tij, edhe sulmin terrorist në Banjskë, e mbyllën njerëzit e KFOR-it. “Me gjithë respektin që kam për ata, Forcat e Sigurisë të Kosovës janë shumë të limituara para ushtrisë serbe”, tha Andoni. “Rreziku jo vetëm është eminent, por gjithmonë e më shumë ata po e tregojnë hapur. E ç’është më e keqja, edhe pala amerikane shpreh një lloj nostalgjie për bombardimin e Serbisë. Më parë me ambasadorin Hill dhe më pas me djalin e Presidentit Trump. Kosova humbi në këto vite një gjë që do të jetë shumë e vështirë ta rikuperojë”./e.t

Të fundit

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Lajme të tjera

Web TV