SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, 48 orët e ardhshme konsiderohen veçanërisht shqetësuese.

Zyrtarët thanë se nuk është ende e qartë nëse kundërpërgjigjja e mundshme do të ndodhë në territore jashtë SHBA-së, brenda vendit apo në të dyja, por masat po merren për të gjitha skenarët.

Dy burime të përfshira në planifikimin ushtarak konfirmuan më herët këtë javë se Irani ka një plan të gatshëm për të goditur baza dhe burime amerikane në Lindjen e Mesme nëse situata e kërkon.

Baza dhe burime ushtarake të SHBA-së ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë prej muajsh, por pas shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, shqetësimet janë rritur ndjeshëm. Sipas zyrtarëve amerikanë, ekziston një rrezik real për sulme ndaj interesave amerikane, si nga Irani, ashtu edhe nga grupet aleate të tij në rajon./E.T

Të fundit

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Lajme të tjera

Web TV