Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Majed al-Ansari, ka deklaruar se sistemi i mbrojtes ajrore të Katarit ka pritur raketat e lëshuara nga Irani dhe se nga ky sulm nuk ka pasur viktima. Në reagim thuhet se baza amerikane ishte evakuuar paraprakisht për shkak të pritjes së një sulmi, ndërsa Katari shpreh të drejtën për tu kundërpërgjigjur referuar këtu të drejtën që i jep ligji ndërkombëtar.
Ndër të tjera, në postimin e bërë në rrjete sociale, shteti i Katarit ka bërë thirrje urgjente për ndalim të sulmeve dhe përshkallëzim të konfliktit të Lindjen e Mesme dhe se kërkon menjëherë që palët t’i drejtohen dialogut. . Ndërkohë për më tepër detaje lidhur me natyrën e sulmit, pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtes së Katarit. m.p.