“Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim të gjerë në rajon. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, theksoi në NBC se ai është i përkushtuar për një rikthim në bisedime. “Ne nuk po bëjmë luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor të Iranit”, tha ai.

Ne duam paqe, por paqe pa program bërthamor, theksoi Vance. Nëse iranianët do ta braktisnin këtë program njëherë e përgjithmonë dhe nuk do të sulmojnë ushtrinë amerikane, Irani mund të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Tani ekziston një mundësi për një “reseat”.

Vance tha gjithashtu se me sulmet SHBA nuk e ndjek si qëllim përmbysjen e udhëheqjes iraniane . Ata nuk duan ndryshim regjimi, as nuk duhet të ketë trupa tokësore amerikane në vend. “Ne duam të flasim me iranianët për një marrëveshje afatgjatë”, tha Vance. Konflikti nuk duhet të zgjatet më tej. “Ne duam t’i japim fund programit të tyre bërthamor.”

Por vetë Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pas bombardimeve të ushtrisë amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, la të kuptohej se do të mbështeste një ndryshim në udhëheqjen e Republikës Islamike. “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ‘ndryshim regjimi'”, shkroi republikani në platformën e tij Truth Social. “Por nëse udhëheqja aktuale iraniane është e paaftë ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi??? MIGA!!!” Me shkurtesën “MIGA”, Trump aludoi për sloganin e tij – “Make America Great Again”- “Bëjeni Amerikën përsëri të madhe” (“MAGA”) – me I duke iu referuar Iranit.

Hegseth: Trump nuk dëshiron një luftë të zgjatur
Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte një vendosje të pacaktuar. Kanalet e komunikimit me Teheranin mbeten të hapura. “Mund të konfirmoj vetëm se mesazhe publike dhe private po u transmetohen drejtpërdrejt iranianëve përmes kanaleve të ndryshme, duke u dhënë atyre çdo mundësi për t’u ulur në tryezën e negociatave.”

Lexo edhe :  Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Ashtu si edhe Vance, Hegseth theksoi se sulmet e SHBA-së nuk kishin për qëllim rrëzimin e udhëheqjes në Teheran. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se SHBA-të janë të afta t’i përgjigjen çdo hakmarrjeje nga Irani. “Ushtria më e fuqishme në botë është e përgatitur të mbrojë popullin tonë”./ DW

Të fundit

Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalë, aktualisht vetëm një vatër në Konispol

Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes...

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut...

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

Lajme të tjera

Web TV