“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar zgjedhjeve të 11 majit.

Duke harruar se opozita mori 250 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2021 dhe duke injoruar faktin se procesi i rinumërimit po tregon se vullneti i shqiptarëve nuk është tjetërsuar në kutitë e votimit, deputetja Vokshi e ka trajtuar Këshillin e Europës si emisionet e Eni Çobanit, duke u ankuar për ngjarje imagjinare dhe duke “iu përlotur” gjyqtares Europë.

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, ishte fjalia patetike që tha demokratja në mes të Europës, pa iu dridhur qerpiku. “Vota u ble edhe me paratë e taksapaguesve. Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje. Por kurrë s’kam përjetuar atë që pashë këtë herë. Në Vorë, u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Vajza ime gjithashtu u kërcënua. Pavarësisht telefonatave Policisë së Shtetit si dhe kallëzimeve zyrtare në SPAK, askush nuk veproi. Ata kriminelë janë ende të lirë, ndërsa unë druhem çdo ditë derisa fëmijët kthehen në shtëpi. Unë nuk hyra në politikë për të mbajtur armë – por për të ofruar një alternativë të bazuar te e vërteta”, u shpreh ajo.

Përgjigjja e Etilda Gjonajt për deklaratat e Vokshit ishte e qartë: “Nuk kanë fakte”.

Në fakt, opozitën qaramanse sot jo vetëm që nuk e beson kush në Shqipëri, por as në Europë, aty ku të gjitha palët janë të informuara qartë për situatën politike në vendin tonë.

Partia Demokratike është në grahmat e fundit dhe qytetarët shqiptarë kanë vite që tregojnë pezmatim të qartë dhe mospërfillje ndaj saj. m.p.

Të fundit

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV