Oklahoma City fiton “Game 7” ndaj Indiana Pacers dhe shpallet kampione e NBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oklahoma City Thunder shpallet kampion në NBA pë sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë dhe duke ngritur lartë trofeun për here të parë në histori.

Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj. Në sfidën e luajtur, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë. Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë ekipin e Thunder. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asist, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë.

Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Holmgren me 18 pikë. Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri. Në përfundim të gjithë sezonit në NBA, skuadra e Oklahomas koleksionon plotë 84 fitore, një rezultat impresionues, duke suprizuar të gjithë fansat e koshit, të cilët nuk do ta kishin menduar kurrsesi një skuadër kaq shumë dominuese gjatë gjithë këtij sezoni në NBA./ D.C

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV