Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave, ndërsa ky i fundit ka shkelur rregullar vetëm pak çaste më vonë.

Policia ka shoqëruar Dogjanin, i cili hyri sërish në sallën e rinumërimit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të respektuar rregulluar dhe për të ruajtur qetësinë.

Ky vendim nga KAS është marrë pas përplasjes verbale së kandidati i PD-ASHM, Asllan Dogjani pati me një prej anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilir Rusmali.

Dogjani akuzoi anëtarët për manipulim dhe vjedhje votash, ndërkohë që Rusmali iu përgjigj duke i thënë se do të thërriste policinë.

Pas këtij incidenti dhe toneve të larta të zërit, deputeti demokrat u largua nga salla, ndërkohë që anëtarët e KAS firmosën shkresën për ndalimin e hyrjes së tij në ambientet e Pallatit të Spirtit “Farie Hoti”. m.p.

Të fundit

Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Është zgjatur deri më fund të muajit qershor afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike në...

Vijojnë lëkundjet në Shqipëri/ Tërmeti i fortë u “paralajmërua” nga 27 paragoditje

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje...

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet sociale. Një nga këngëtarët më...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Lajme të tjera

Web TV