Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.

“Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

Ende pa u vulosur vota e 11 majit, Partia Socialiste është në përgatitje të garës së dytë elektorale për 2025-ën. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Partinë Demokratike që është në betejë për të vërtetuar se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë elektorale.

“Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë.

Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena.

Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi./kb

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV