Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të tij ndërkombëtar: është realizuar fluturimi i parë direkt nga Lisbona drejt Tiranës, përmes linjës ajrore easyJet. Me këtë hap, kryeqyteti i Portugalisë bëhet më i afërt se kurrë më parë për qytetarët shqiptarë, duke hapur gjithashtu mundësi të reja për turizëm dhe bashkëpunim ekonomik.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, theksoi rëndësinë e kësaj rruge të re ajrore:

“Jemi të lumtur që kemi shtuar kete destinacion, edhe pse sezonal. Shpresojmë që EasyJet dhe Portugalinë të mund ta mbajmë jo vetëm për sezonin e verës, por përgjatë gjithë vitit. Avioni ishte plot në ardhje, do të jetë gjithashtu plot edhe në ikje. Nuk është surprizë. Në të vërtetë Shqiperia është tashmë një destinacion që të gjithë duan të vinë, ta vizitojnë. Pothuajse 90% e pasagjerëve janë portugezë dhe janë të etur të zbulojnë një vend të ri ku nuk kanë qenë më parë. Shpresojmë që shumë shpejt të shtojmë edhe më shumë destinacione si ky, si dhe të tjera nëpër Europë.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe easyJet festojnë nisjen

easyJet vazhdon të zgjerojë praninë në Shqipëri, duke treguar besim në potencialin turistik dhe ajror të vendit. Me shtimin e Lisbonës, rrjeti i destinacioneve nga TIA zgjerohet edhe më tej, duke ofruar alternativa të reja për udhëtarët që kërkojnë fluturime të besueshme dhe me çmime të përballueshme.

Lidhja me Lisbonën përmes easyJet shihet jo vetëm si një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve turistike dhe familjare, por edhe si një mundësi e re për bashkëpunime ekonomike, kulturore dhe arsimore mes dy vendeve. Rritja e këtij rrjeti të fluturimeve direkte ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për pushuesit nga vende që më parë nuk kishin qasje të lehtë ndaj tregut shqiptar.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Aeroporti i Tiranës pritet të njoftojë së shpejti edhe linja të tjera të reja, si pjesë e strategjisë së tij afatmesme për zgjerimin e rrjetit ajror dhe përmbushjen e kërkesës në rritje për fluturime direkte. m.p.

Të fundit

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Lajme të tjera

Web TV