Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen.

Kjo lëvizje vjen pasi ai ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, të cilët ishin përfshirë në një konflikt gjatë ditëve të fundit.

Lajmi është publikuar nga vetë presidenti i SHBA, Donald Trump në Truth Social, raporton A2 CNN.

Përfaqësuesi republikan Buddy Carter i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe në parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë, nga sigurimi i armës më vdekjeprurëse”.

Në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit u përfshinë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat bombarduan bazat bërthamore të Iranit. Carter vijon më tej në letrën e tij duke shkruar se ndikimi i Trump për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit mes dy vendeve ishte thelbësor.

“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore”, shkroi Carter në letrën e tij, raporton A2 CNN.

Ai shtoi po ashtu se lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullen pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi”. m.p.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV