“Shfarosja” e palestinezëve e ka një përgjegjës, OKB del hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, Jonathan Whittall, e akuzoi Izraelin se po pengon qëllimisht përdorimin e sistemeve të sprovuara të OKB-së. “Ne mund të arrijmë çdo familje në Gaza – siç kemi bërë në të kaluarën – por na pengojnë ta bëjmë këtë në çdo hap”, tha ai në Deir el-Balah në Rripin e Gazës. Kushtet katastrofike janë “plotësisht të shmangshme”, tha Whittall. “Këto janë kushte që janë krijuar për të vrarë.” Fuqia pushtuese, Izraeli, duket se po ndjek politikën e “shfarosjes së palestinezëve nga jeta”.

OKB: Vdekje thuajse të përditshme gjatë kërkimit të ushqimit

Forcat ushtarake izraelite hapin vazhdimisht zjarr ndaj njerëzve që përpiqen të marrnin ushqime, tha Whittall. Përpjekja për të mbijetuar shpesh dënohet me “dënim me vdekje”. Që nga heqja e bllokadës izraelite të furnizimit një muaj më parë, janë vrarë “pothuajse çdo ditë” njerëz që ishin në kërkim të ushqimit. Përfaqësuesi i OKB-së e akuzoi udhëheqjen izraelite për ngritjen e qëllimshme të qendrave të shpërndarjes së ushqimit, të cilat operohen në bashkëpunim me SHBA-në, në zona të militarizuara. Personeli i ngarkuar me mbrojtjen e autokolonave të ndihmave është qëlluar gjithashtu. Viktimat shpesh kanë qenë në vende ku nuk arrinin të depërtonin ambulancat.

Mungesë uji të pijshëm

Gjithashtu nuk ka mjaftueshëm ujë të pijshëm. Nga njëra anë sepse nuk ka karburant për pompat. Dhe nga ana tjetër se disa puse janë të paarritshme për shkak të situatës së rrezikshme. Ujërat e zeza derdhen në rrugë dhe po përhapen sëmundje. Objekteve mjekësore që kanë mbetur pa u shkatërruar u mungojnë gjithashtu mjetet për nevojat më themelore. Popullsia është përqendruar në 17 përqind të territorit të Rripit të Gazës, tha përfaqësuesi i OKB-së. m.p.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV